Muzeu Onufri

Muzeu Onufri u krijua në vitin 1985 si rezultat i vlerësimit të ikonave si fenomen artistik qe mbartnin vlera te rendesishme dhe ndërgjegjsimit se ato padyshim  ishin pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Si qëndër peshkopale dhe mëvete qe  ne shek. XVII, “Mitropolia e Shenjtë” e Beratit ka qene një qendër e rëndësishme ne te cilen  u grumbulluan  kualitete kulturore dhe artistike, u prodhuan dhe e ruajtjen vlera të rëndësishme sidomos të pikturës të cilat të mbritura deri në ditët tona përbëjnë thesare të rëndësishmë të kulturës kombëtare. Nga periudha te ndryshme qe nga shek. VI e deri ne gjysmen e dyte te shek. XIX trashëgohen elemente arkitektonikë të ripërdorur në kishat e mëvonshme (shek XVI),  koikët e famshëm, Codex Purpureus Beratinus (kodiku i purpurt i shek. VI) dhe Codex Arueus Anthimi (kodiku i artë i shek IX), Epitafi i Gllavenicës (shek. XIII), pikturat e periudhës paleologe të kishës së shën Triadhës (shek XIV) pikturat anonime të kishave të shek XIV ikona të sjella nga qendra, të tjera realizuara këtu nga mjeshterit Onufri, Nikolla, Onufer Qiprioti, Shpataraku, Zografet, Çetiret etj.

Te gjitha keto vlera të rëndësishme dhe shembuj të jashtzakonshëm të ikonografisë ishin mjaft per te konceptuar në mjediset e katedrales “Fjetja e shën Marisë” nje muze origjinal per kohen dhe te rendesishem per kulturen kombetare që koleksionon 137 objekte kulti dhe rreth 150 m2    pikture murale.

Katedralja ngrihet në qëndër të asamblit arkitektonik të banesave të kështjellës dhe ka qene e rrethuar nga mjediset te tjerë Mitropolisë. Eshtë një rindërtim i vitit 1797 simbas mbishkrimit mbi portën e hyrjes… “në kohën e gjithhirshmit dhe gjithndriturit të Beratit, zotit Josif dhe me kontributin e klerikëve, arkondëve dhe të krishterëve të tjerë… nga dora e Themeliut dhe vllazërimit së tij.”

Koleksioni i muzeut perbehet ne fakt nga inventari i ikonave dhe i objekteve te tjere te sherbeses te perzgjedhura e grumbulluar nga kishat e zones se Beratit e Myzeqese si dhe nga ikonostasi dhe objektet e drurit me vlera te ralla e te paperseritshem. Per to eshte shkruar vazhdimisht. Ato jane studjuar kataloguar, restauruar, fotografuar e filmuar vazhdimisht. Me nje fjale jane bere te njohura boterisht.

Por ne muret e kishes gjenden piktura e fragmente te realizuara gjithandej neper mure brenda dhe jashte kishes, pikturuar nga mjeshterit qe realizuan ikonat por dhe nga te tjere te mevonshem, fill me rikonstuksionin e kishes e deri ne fillim te shek XX. Per to eshte shkruar ndoshta fare pak keshtu qe eshte e nevojshme te shkruhet akoma apo dicka te thuhet me mire. Megjithese ato nuk jane te dores se pare si te mesipermet,  jane te demtuara,  te mbuluara apo te ripikturuara gjithsesi  jane pjese e rendesishme e ansamblit te kishes dhe nje vlere e shtuar e muzeut.

Para disa kohesh hasa disa shenime te miat te mbajtura kohe me pare, kur punoja ne nderhyrjet restauruese ne disa objektet te fondit te Muzeut “Onufri” i shtyre nga kersheria profesionale. Ndermjet tyre ndesha ne disa shenime per pikturen murale te kishes. Duke i lehtesuar nga ngarkesa profesionale mendova se do te ishin te vlefshme per te pasuruar informacionin qe kemi per vlerat qe ruan kisha “Fjetja e shen Mërise”.

Ambientet e brëndëshme të Katedrales “Fjetja e shën Mërisë” janë zbukuruar me pikture murale të realizuar nga atelieja e mjeshtërve të familjes Çetiri (Joani) qe mbas vitit 1797, kohe e rindertimit te kishës, ose ne periudhen ndermjet vitit 1812 qe eshte data e realizimit te ikonave te ikonostasit deri ne vitin 1840, që është data e realizimit të skenës mbi portën jugore ku paraqitet skena e “Fjetjes se shën Mërisë”, pikturuar “..me kontributin e Gjergj e Joan Çetirit”, e cila ne te vertete eshte mbuluar apo zevendesuar nga nje pikture tjeter po me te njejten teme. Sot ne kemi pikture vetem ne disa sektore te siperfaqeve murale te kishes: ne altar, ne te dy kupolat e salles, mbi porten e hyrjes dhe ne katin e dyte te hajatit. Sondazhet e bera nuk hedhin shume drite nese siperfaqet e tjera kane qene apo jo te pikturuara megjithese data e fundit e realizimit te pikturave i perket  fillimit të shek. XX (1904 është viti i ripikturimit të afreskut mbi portën jugore).

 

JOAN ÇETIRI

E rëndësisme në periudhën midis shek XVII-XIX është veprimtaria e ateliesë së mjeshtërve të familjes Çetiri. Ata realizojnë pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe. Këta mjeshtra pikturuan në të njëjtën atelie,  së bashku duke e trashëguar mjeshtërinë në breza të tjerë. Piktorët e parë kanë qënë Gjergji dhe Joani të cilët bashkpunojnë ndërmjet tyre dhe me piktorët e brezit tjetër Naumin dhe Nikollën. Piktorët e fundit e kësaj familje janë Gjergji dhe Prendi me të cilët çfaqen tendecat degraduese në artin e të pikturuarit. Mbas tyre veprimtaria ikonografike degjeneron në veprimtari artizanale të piktorëve anonim. Joan Çetiri i përket brezit të parë të familjes ikonografike KATRO dhe së bashku me vllain e tij Gjergji janë me rendësishmit. Krijimtaria e tij që përfshin realizime të pikturës murale, (afreske) e miniatura (ikona), trashëgon cilësi tipologjike të Zografeve (Kostandin dhe Athanas) te cilet kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në teritorin e Mitropolisë së Shenjte të Beratit. Ne shek XVIII realizojnë pikturën murale të kishës shën Kollit në Ardenicë dhe shumë ikona. Në to dallohen për veç imazhit të theksuar bizantin, thellimi në trajtimin e iluzionit të thellësisë. Kjo pikturë ndikoi së tepërmi në mjeshtrat e ateliesë se familjes Çetiri, të cilët në këtë periudhë punojnë pranë ateliesë së tyre.

Joani qendron larg kontrasteve të forta të piktorëve paraardhës, pikturon thjesht duke u shmangur nga një skematizëm dogmatik. Përgjithsisht paleta e tij piktorike është e qëndrueshme koloriti i thjeshtë reflekton dritë e cila në figurat arihet me anë të së bardhës. Portretet e tij të trajtuara në një gri të ftohtë shoqërohen me okër duke theksuar frymën mistike të tyre. Aktiviteti ikonografik i Joan Çetirit dhe pasonjësve të ateliesë së tij u zhvillua kryesisht në mjaft kisha në zonën e Beratit, Lushnjes dhe Fierit.

 

Piktura murale, Niket

Afresku më i rëndësishëm ndodhet në bemën e altarit, në dy niket e krahut verior të saj dhe në hapsidë. Sondazhet tregojne egzistencen e zbehtë pranë tyre të afreskut të mëparshm mbuluar me një shtresë gëlqereje.

Në krahun e majtë të hapsidës ndodhen dy niket të cilat janë përdorur për pregatitjen e shërbesës. Janë plotësisht të pikturuara dhe sipas funksionit janë të ndara me rafte e kanata druri. Në niken pranë hapsidës dallohet pjeserisht skena e pikturuar (nuk mund te gjykojme se cila skene eshte pasi shohim vetem nje pjese te figures se zhveshur me krahet te kryqezuara mbi gjoks) pasi ajo paraqitet tërësishtë e errësuar, me një shtresë bloze që në pjesën e sipërme paraqitet e padeportushme. Verejtjet e hollesishme në pjesën fundore të kesaj pikture sollen konstatimin e prezencës se fragmenteve të një teksti, pastrimi të cilit ndoshta mund të na japi informacione të reja e të rëndësishme për te, datën e realizimit, ndoshta autorin apo për monumentin në përgjithsi.

Në niken tjetër të ndarë në tre hapësira nga dyshemetë e rafteve që përdoreshin për objektet e shërbesës, afresku qe eshte ne gjendje me te mire është sopezuar gjithashtu në tre fragmente në të cilin e identifikueshme paraqitet e sipërmja ku është pikturuar figura e nje kleriku,(dhiakon MELKSISUDEK) ndërsa e fundit paraqitet tërësisht e mbuluar nga një shtresë gëlqereje.

Melksisudeku eshte nje nga figurat me te medha dhe mistike te botes biblike (mbreti prift i Salemit). Eshte nje nga paraqitjet e ralla jashte temave kanunografike. Nga sa mund te identifikojme nga cfar mund te shihet, eshte pikturuar ne qender te nikes me nje pamje aterore qe shpreh miresi dhe urtesi. Mjekra e gjate i bie mbi gjoks dhe mbi koke mban nje kurore te arte. Me duart e hapura mbane nje mesalle mbi te cilen eshte pikturuar buka dhe ibriku me vere. Veç shkrimit keto jene elementet identifikues te figures.

Melksisudeku mbreti i Salemit, i doli perpara dhe i dha buke e vere Abrahamit kur ai kthehet fitimtar nga beteja me kater mbreterit, e bekon Abrahamin i cili i dhuroi nje te dhjeten e plaçkes se luftes.

Ne 1744 per here te pare kete personazh te rendesishem biblik e kane pikturuar ne kishen “Lindja e shen Merise” ne manastirin e Ardenices piktoret korçare Kostandin dhe Athanas Zografi krijimtaria e te cileve dallohet per trajtimin e temave te reja. Programi ikonografik i kesaj kishe u be referim i mevonshem ne pikturimin e mjediseve te kishave te tjera te zones se Myzeqese. Eshte realizimi i piktures murale te kesaj kishe dhe jane piktoret Zografi qe kane ndikuar me se tepermi ne krijimtarine e piktoreve te ateliese se familjes Çetiri.

Nese i referohemi piktures se Zografeve ne faqen lindore te hapsides, pikturen tjeter te cilen pjeserisht shohim  vetem nje pjese te figures se zhveshur (Krishtit ?) me krahet te kryqezuara mbi gjoks te mund ta identifikojme me skenen “Keshillimi i engjejve” qe zhvillohet pas ngritjes se Krishtit ne qiell.

Në tërësi këtu afresku është mbuluar nga një shtresë e errët por transparente bloze, yndyre dhe papastërtish të cilat i bëjnë vështirsisht të identifikueshme skenat. Në të dy afresket e protezisit me ane te sondazheve te pjeseshme qe bera ne ate kohe  arrita të bindem  për cilësinë e   afreskut dhe domosdoshmërinë e një ndërhyrje për ta çliruar atë  nga mbishtresëzimet e blozës, papastërtive dhe dyllrave per te na dhene nje imazh me te plote te kesaj pikture.

 

HAPSIDA

Hapsida në formë harku është tërësisht e mbuluar me afresk. Eshtë shumë e dëmtuar por skema ikonografike mund të lexohet pa vështirësi e sidomos skenat e fundit. Piktura eshte e realizuar ne tre pjese te vendosura siper njera tjetres.

Në pjesën e sipërme të sajë paraqitet si zakonisht skena e shën Marisë (Platitera) ulur në fron me Krishtin fëmijë të cilin e mban mbi gjunjë. Në të dy anët simetrikisht idetifikohen zbehte dy figurat e kryeengjeve Gabrihel dhe Mikail simbol te lajmerimit dhe mbrojtjes.

Kjo skenë lexohet me vështirësi nga dëmtimet e shumta si rezultat i nje një prezence të vashdueshme e theksuar të lagështirës e ardhur nga mbulesa e kupolës, me zhvillime të mikroorganizmave (myqeve) si dhe një shtresë kripërash mbi sipërfaqe. Rezulton nga sondazhet e bëra që disa pigmente ngjyrash të kenë humbur aftësinë e lidhësit qe ka sjelle shkëputje dhe humbje të pelikulit të ngjyrës nga shtresa e llaçit të gëlqeres mbi të cilin është realizuar së bashku me mbiveniet e papastërtive dhe kripërave apo me shtresat e gëlqeres me të cilën është lyer pjesërisht, nga të cilat pretendojnë ta çlirojmë afreskun. Kjo pjesë afresku ka qënë vazhdimishtë  e rezikuar. Ndërhyrjet e mëparshme nuk kanë rezultuar aq të sukseshme duke mos e ndërprerë degradimin e mëtejshëm të saj.

Skena e mepostme si zakonisht paraqet “Kungimin e apostujve” me një skemë kompozicionale të thjeshtë që shtrihet në formën e një frizi horizontalisht në të gjithë hapësirën e murit të harkut. Eshtë në gjendje më të mirë se e mësipermja por edhe ketu në qëndër të kompozimit dëmtimet e kanë zbehur imazhin. Por gjithsesi ne kete pjese si rezultat i nderhyrjeve eshte ndalur procesi i degradimit dhe pikturs eshte jashte zones se rezikut. Por ne kete mement pelikuli i ngjyrës paraqitet me humbje masive sidomos në disa fragmente pigmentet e të cilave paraqiten të pa lidhura (të dobëta). Ndihet në pjesën e murit ku piktura mungon, inçizimi i vizatimit mbi suportin prej llaç gëlqere. Por dallohet mire skena dhe disa figura te apostujve te vendosur ne skajet e afreskut, te cilat na japin mundesine te gjykojme per pikturen, kualitetin dhe karakteristikat mjeshterore te autorit te ateliesë së Çetirëve (Joani).

Pjesa nen kete pikture dhe sipër harqeve është zbukuruar me elementë floreal të cilat nuk dihet pse jane qene te mbuluar me një shtresë bojë te errët vaji, largimi i pjesshem i te ciles ka zbuluar nje pikture me vlera dhe ne gjendje shume te mire.

Në pjesën poshte saj paraqitet skena e “Etërve të Kishës”. Ata janë pikturuar përballë në raporte gati natyrale dhe të ndarë ndërmjet tyre nga një sërë harqesh dekorative prej allçie. Nën shtresën e errët të papastërtive dhe blozës vërehet një pikturë më e re. Sondazhet e bëra rezultojnë se është realizuar në një teknikë mikse mbi një support të hollë (3-5 mm.) llaçi gëlqereje i cili pjesërisht paraqitet i shkëputur. Nën të gjendet afresku i mëparshëm i realizuar nga mjeshtrat e ateliesë së Çetirëve (Joani).

Edhe në këtë pjesë të afreskut mbi veshjet e personazheve kemi shkëputje dhe rënie të fragmenteve të pelikulit të ngjyrës ne te gjithe siperfaqen pikturore. Megjithese kjo pikture paraqitet e plote, ne gjendje te mire edhe si rezultat i nderhyrjeve restauruese dallohet lehte qe nuk eshte cilesisht ne nivelin e piktures se meparshme (?) mbi te cilen eshte vendosur.

Nga sa na lejohet te shohim nga humbjet aneve te piktures se re, nga sondazhet e bëra, fragmentet e çliruara nga mbiveniet, pikture apo gelqere, dhe vezhgimet kemi sigurine të mendojmë se nën afreskun e ri të “Eterve të kishës”(akoma nuk e dime se cili e ka pikturuar dhe arsyen e ripikturimit) ndodhet në gjendje të mirë ai më i hershmi i realizuar nga Çetirët (Joani). Një zhvendosje e pjeseshme e piktures se re, qe mund te behet lehtesisht me teknikën e “strappos” do te na jape nje pergjigje te sakte   per keto hipoteza, ndoshta dhe per zbulimin teresisht te piktures se hershme duke na dhene mundësi të sodisim këtë pikturë të fillimit të shek. XIX. ndersa në një mjedis tjetër mund te vendosim te ekspozuar pikturen me te re.

Melksisudeku është nje nga figurat me te medha dhe mistike te botes biblike (mbreti prift i Salemit). Eshte nje nga paraqitjet e ralla jashte temave kanunografike. Nga sa mund te identifikojme nga cfar mund te shihet, eshte pikturuar ne qender te nikes me nje pamje aterore qe shpreh miresi dhe urtesi. Mjekra e gjate i bie mbi gjoks dhe mbi koke mban nje kurore te arte. Me duart e hapura mbane nje mesalle mbi te cilen eshte pikturuar buka dhe ibriku me vere. Veç shkrimit keto jene elementet identifikues te figures.

Melksisudeku mbreti i Salemit, i doli perpara dhe i dha buke e vere Abrahamit kur ai kthehet fitimtar nga beteja me kater mbreterit, e bekon Abrahamin i cili i dhuroi nje te dhjeten e plaçkes se luftes.

Ne 1744 per here te pare kete personazh te rendesishem biblik e kane pikturuar ne kishen “Lindja e shen Merise” ne manastirin e Ardenices piktoret korçare Kostandin dhe Athanas Zografi krijimtaria e te cileve dallohet per trajtimin e temave te reja. Programi ikonografik i kesaj kishe u be referim i mevonshem ne pikturimin e mjediseve te kishave te tjera te zones se Myzeqese. Eshte realizimi i piktures murale te kesaj kishe dhe jane piktoret Zografi qe kane ndikuar me se tepermi ne krijimtarine e piktoreve te ateliese se familjes Çetiri.

Nese i referohemi piktures se Zografeve ne faqen lindore te hapsides, pikturen tjeter te cilen pjeserisht shohim  vetem nje pjese te figures se zhveshur (Krishtit ?) me krahet te kryqezuara mbi gjoks te mund ta identifikojme me skenen “Keshillimi i engjejve” qe zhvillohet pas ngritjes se Krishtit ne qiell.

Në tërësi këtu afresku është mbuluar nga një shtresë e errët por transparente bloze, yndyre dhe papastërtish të cilat i bëjnë vështirsisht të identifikueshme skenat. Në të dy afresket e protezisit me ane te sondazheve te pjeseshme qe bera ne ate kohe  arrita të bindem  për cilësinë e   afreskut dhe domosdoshmërinë e një ndërhyrje për ta çliruar atë  nga mbishtresëzimet e blozës, papastërtive dhe dyllrave per te na dhene nje imazh me te plote te kesaj pikture.

 

Pjesa nen kete pikture dhe sipër harqeve është zbukuruar me elementë floreal të cilat nuk dihet pse jane mbuluar me një shtresë bojë te errët vaji, largimi i pjesshem i te ciles ka zbuluar nje pikture me vlera dhe ne gjendje shume te mire.

Në pjesën poshte saj paraqitet skena e “Etërve të Kishës”. Ata janë pikturuar përballë në raporte gati natyrale dhe të ndarë ndërmjet tyre nga një sërë harqesh dekorative prej allçie. Nën shtresën e errët të papastërtive dhe blozës vërehet një pikturë më e re. Sondazhet e bëra rezultojnë se është realizuar në një teknikë mikse mbi një support të hollë (3-5 mm.) llaçi gëlqereje i cili pjesërisht paraqitet i shkëputur. Nën të gjendet afresku i mëparshëm i realizuar nga mjeshtrat e ateliesë së Çetirëve (Joani).

Edhe në këtë pjesë të afreskut mbi veshjet e personazheve kemi shkëputje dhe rënie të fragmenteve të pelikulit të ngjyrës ne te gjithe siperfaqen pikturore. Megjithese kjo pikture paraqitet e plote, ne gjendje te mire edhe si rezultat i nderhyrjeve restauruese dallohet lehte qe nuk eshte cilesisht ne nivelin e piktures se meparshme (?) mbi te cilen eshte vendosur.

Nga sa na lejohet te shohim nga humbjet aneve te piktures se re, nga sondazhet e bëra, fragmentet e çliruara nga mbiveniet, pikture apo gelqere, dhe vezhgimet kemi sigurine të mendojmë se nën afreskun e ri të “Eterve të kishës”(akoma nuk e dime se cili e ka pikturuar dhe arsyen e ripikturimit) ndodhet në gjendje të mirë ai më i hershmi i realizuar nga Çetirët (Joani). Një zhvendosje e pjeseshme e piktures se re, qe mund te behet lehtesisht me teknikën e “strappos” do te na jape nje pergjigje te sakte   per keto hipoteza, ndoshta dhe per zbulimin teresisht te piktures se hershme duke na dhene mundësi të sodisim këtë pikturë të fillimit të shek. XIX. ndersa në një mjedis tjetër mund te vendosim te ekspozuar pikturen me te re.

Leave a Comment